Thaçi: Rajoni mund të destabilizohet nëse nuk arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

24 qershor 2019 | 10:56

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se rajoni mund të destabilizohet nëse nuk arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë.

Ai në konferencën “Zëri i popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë se përmbyllja e dialogut politik me Serbinë, me marrëveshjen ligjërisht obliguese që nënkupton njohje reciproke, është interes nacional i Kosovës.

“Ne duam që një herë e përgjithmonë ta qartësojmë raportin tonë si shtet me shtetin e Serbisë, gjë që mund të arrihet vetëm përmes një dialogu që do t’i ketë afatet kohore të qarta, objektivat precize, garancat dhe mbështetjen ndërkombëtare, në radhë të parë të ShBA-së dhe BE-së. Nuk kam kurrfarë dyshimi që nëse këtë vit nuk do ta bëjmë marrëveshjen ligjërisht detyruese në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të hyjmë në një zonë të rrezikshme të këtyre raporteve, që mund ta destabilizojë gjithë rajonin”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi ka theksuar se fatkeqësisht situata dhe zhvillimet e fundit nuk janë aspak premtuese dhe gjërat nuk janë duke lëvizur fare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi, ka shprehur…