Thaçi raporton të premten në Kuvend
20 dhjetor 2017
| 16:03
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të premten do të mbajë fjalimin e tij vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Këtë vendim e ka marrë sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës, pas kërkesës se Thaçit për t’ju adresuar deputetëve.