Thaçi: Rënia e Enver Zymberit rrënoi ambiciet për krijimin e Republikës Serbe në veri
26 korrik 2019
| 10:22
Presidenti Hashim Thaçi e ka kujtuar policin Enver Zymberi në tetëvjetorin e rënies së tij në detyrë.
Ai ka thënë se rënia e tij në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës i rrënoi njëherë e përgjithmonë ambiciet e Serbisë për krijimin e një Republike Serbe në veri.
“U bënë 8 vjet nga rënia heroike në krye të detyrës e heroit Enver Zymeri. Rënia e tij në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës i rrënoi njëherë e përgjithmonë ambiciet e Serbisë për krijimin e një Republike Serbe në veriun e vendit tonë. Përkulemi para veprës heroike të Enver Zymerit – heroit të Kosovës së lirë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.