
Thaçi: Rënia e Zahirit, kthesë në historinë e Kosovës
31 janar 2018
| 11:50
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe të shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë.
Ai ka thënë se rënia e heronjve të kombit ka shënuar kthesë në historinë e Kosovës.
“Kemi ardhur të nderojmë heronj tanë. Rënia e këtyre heronjve të kombit, komandantëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bëri kthesën e madhe në lëvizjen kombëtare të Kosovës, por edhe tek bashkësia ndërkombëtare se në Kosovë po fillon një etapë e re një etapë e rezistencës së armatosur masive”, ka thënë Thaçi.