
Thaçi: Rezultati i zgjedhjeve në Tuz është fitore mbarëshqiptare
04 mars 2019
| 07:42
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar shqiptarët për zgjedhjet e fituara në komunën e Tuzit.
Ai ka thënë se zgjedhjet në Tuz janë shembulli më i mirë se çfarë mund të arrijnë shqiptarët kur janë të bashkuar rreth një ideali.
“Rezultati i zgjedhjeve në Tuz është fitore mbarëshqiptare. Është shembulli më i mirë se çfarë mund të arrijnë shqiptarët kur janë të bashkuar rreth një ideali. Urime Forumit Shqiptar!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.