Thaçi: Roli i komunitetit serb në Kosovë ka rëndësi të madhe në arritjen e marrëveshjes me Serbinë

09 mars 2020 | 15:32

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të takimeve me liderët partiakë e institucionalë, është takuar edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se roli i komunitetit serb në Kosovë ka një rëndësi të madhe në ndërtimin e shtetit, pajtimin dhe arritjen e një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë.

“Një takim shumë konstruktiv me ministrin Dalibor Jevtic dhe Goran Rakic, si përfaqësues të Listës Serbe. Roli i komunitetit serb të Kosovës ka një rëndësi të madhe në ndërtimin e shtetit, pajtimin dhe arritjen e një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të…