Thaçi: Rrugëtimi i Kosovës që filloi me Albright, përfundon me anëtarësim në NATO
28 nëntor 2018
| 00:10
Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ka theksuar se ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, më mirë se kushdo tjetër personifikon rrugëtimin e gjatë, të vështirë, por përplot me krenari të lirisë, çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.
“Ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, më mirë se kushdo tjetër personifikon rrugëtimin e gjatë, të vështirë, por përplot me krenari të lirisë, çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës. Takimet me Albright janë gjithmonë frymëzuese, kurse lidhja e popullit të Kosovës me të është e përjetshme”.
“Rrugëtimi i Kosovës që filloi me Albright si protagoniste, mbi 20 vjet më parë, do të përfundojë me anëtarësim të Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.