Thaçi: Sabit Brokaj ishte një personalitet i veçantë i skenës politike shqiptare
Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se e ka pikëlluar lajmi për vdekjen e ish-ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Sabit Brokajt, që sipas Thaçit, ishte një personalitet i veçantë i skenës politike shqiptare.
“Si profesionist i klasit të parë, doktor ushtarak, Brokaj u shqua në të gjitha përgjegjësitë shtetërore, parlamentare dhe edukative, si pedagog. Në periudhën e luftës në Kosovë, Sabit Brokaj si ministër tregoi vlera të larta patriotike. Për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, Sabit Brokajn e kam dekoruar me Urdhrin e Pavarësisë. Institucioneve të shtetit shqiptar, familjes, miqve dhe kolegëve të ministrit Brokaj, në emrin tim dhe të qytetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Thaçi.
(M.Q / Epoka e re)