Thaçi: Sali Berisha ka furnizuar Millosheviqin me kallashnikovë
20 maj 2019
| 22:30
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u tregua shumë i ashpër në Open me akuza ndaj ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
“Berisha është argat i Sllobodan Millosheviqit prej tre dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë”, ka theksuar Thaçi.
“Saliu ka qenë gjithmonë që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbinë. Ai ka pasur vullnetin dhe ka treguar angazhim që Kosova të mbetet nën Serbi”, shtoi Thaçi, duke akuzuar se “Sali Ramë Berisha ka furnizuar Millosheviçin me kallashnikovë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë”, ka thënë Thaçi.