Thaçi: S’do të hakmerremi ndaj Serbisë, por jemi të përgatitur për çdo rrethanë
14 dhjetor 2018
| 21:35
Presidenti i Republikës së Kosovës, njëkohësisht Komandant Suprem i FSK-së, Hashim Thaçi ka thënë se Ushtria e Kosovës ka vend për të gjitha komunitetet dhe nuk është kundër askujt.
“Rinia e komunitetit serb i ka dyert e hapura për t’iu bashkuar Ushtrisë së Kosovës. Kosova nuk e ka ndërtuar ushtrinë për të luftuar, por për të ndërtuar paqe. Ushtria nuk nënkupton luftë, për mua nënkupton paqe”, ka deklaruar ai./ RTVDukgjini