Thaçi: Seanca e së hënës, hap i menduar nga mandatari Kurti
Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se si president do të respektojë kornizën kushtetuese sa i përket formimin të qeverisë.
Ai ka thënë se caktimi i seancës për formimin e qeverisë të hënën është një hap që e ka menduar mandatari Albin Kurti.
“I mbetet spektrit politik që të bëjë hapat e mëtutjeshëm dhe iniciativa për mbajtjen e seancës të hënën është në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Mendoj se është një hap i menduar prej mandatarit dhe obligim që ka marrë kur është mandatar nga ana ime”.
“Prandaj, kjo i mbetet spektrit politik që të shohin mundësitë e angazhimeve të përbashkëta në mënyrë që të kemi një qeveri sa më shpejt që të jetë e mundur. Kosovës i duhet një qeveri stabile, efektive, efikase dhe e respektit të vullnetit qytetar, si dhe orientimin euroatlantik”, ka thënë pas homazheve te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në 23-vjetorin e rënies së tij dhe dy bashkëluftëtarëve Hakif Zjenullahu dhe Edmond Hoxha.