Thaçi, sekretarit të NATO-s: Transformimi i FSK-së në ushtri, i domosdoshëm
26 qershor 2018
| 15:44
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Thaçi ka treguar se me Stoltenbergun ka folur për domosdoshmërinë e lëvizjes përpara në finalizimin e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë të armatosur.
“Sot zhvillova një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ne biseduam për domosdoshmërinë e lëvizjes përpara në finalizimin e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë të armatosur shumetnike dhe profesionale. Ushtrinë e Kosovës do ta bëjmë duke u koordinuar gjithmonë me aleatët tanë”, ka thënë presidenti Thaçi.
/Epoka e re/