Thaçi: Sentori John McCain ishte hero
26 gusht 2018
| 10:10
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllimet e tij në emër të popullit të Kosovës me rastin e vdekjes së mikut të madh të shqiptarëve, senatorit amerikan John McCain.
Në një postim përmes llogarisë së vet në “Twitter”, presidenti Thaçi e ka cilësuar hero senatorin amerikan, ndërsa ka shfaqur ndjenjë pikëllimi për humbjen e tij.
“I gjithë populli i Kosovës dhe unë, u jemi bashkuar dhimbjes së familjes e miqve me rastin e ndarjes nga jeta të senatorit amerikan, John McCainNjë nga udhëtimet e tij jashtë vendit ishte ai i vitit 2017 në Kosovë, kur unë i dhashë atij urdhrin më të lartë të meritës. Ai ishte një ndër heronjtë e fundit të vërtetë të kohës sonë”, ka shkruar Thaçi.