Thaçi: Shaban Shala mbetet figurë e ndritur e historisë së re të Kosovës

05 janar 2020 | 13:01

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar komandant Shaban Shalën, në 8-vjetorin e vdekjes se tij.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se Shaban Shala mbetet figurë e ndritur e historisë së re të Kosovës.

“Para tetë viteve vdiq njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaban Shala, që tërë jetën ia kushtoi idealit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Shaban Shala mbetet figurë e ndritur e historisë së re të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/3339771152759887/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 33 të…