Thaçi: Shpallja e Pavarësisë, akti historik që institucionalizoi përpjekjet për liri
17 shkurt 2019
| 09:34
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri.
“Shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri. Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë. I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/