Thaçi: Shpresoj që edhe Kuvendi i Maqedonisë të marrë vendim proevropian
01 tetor 2018
| 11:39
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se qytetarët e Maqedonisë, me vullnetin dhe votën e tyre në referendumin demokratik, vendosën për emrin e ri dhe të ardhmen e tyre euroatlantike.
“Votuesit e djeshëm, përfshirë edhe tërë bashkëkombësit tanë shqiptarë atje, dëshmuan qytetari dhe vullnet të qartë pro vlerave perëndimore. Shpresoj dhe uroj që edhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të marrë vendimin e duhur proevropian. Ballkani Perëndimor ka nevojë për lidership dhe vendime të rëndësishme, që e forcojnë fqinjësinë e mirë dhe që rajonin tonë e integrojnë sa më shpejtë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/