Thaçi i shqetësuar për sulmin në Gjermani
07 prill 2018
| 23:57
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur shqetësimin e tij për sulmin që ndodhi sot në Berlin.
Gjatë ditës së sotme në Munster disa persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë lënduar, pasi një automjet ka hyrë në turmë të njerëzve duke i shkelur.
“Po ndjekim me një shqetësim të madh sulmin në Munster. Për shumë kosovarë Gjermania është shtëpia e dytë. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe të afërmit e tyre”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Twitter”.