Thaçi, shteteve anëtare të BE-së: Tregoni vullnet për ta afruar Kosovën me BE-në
Në adresimin online në Samitin e Zagrebit ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, presidenti Hashim Thaçi ka theksuar nevojën urgjente që BE-ja të marrë vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se para 20 vjetësh në Samitin e Zagrebit iu ofrua perspektiva evropiane Kosovës dhe Ballkanit.
“Është e dhimbshme që sot ta dëgjojmë përkushtimin e njëjtë, por pa vendim për liberalizimin e vizave. Madje edhe pa statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, përkundër që i kemi përmbushur të gjitha kriteret. BE-ja dhe shtetet anëtare kanë fuqi që ta ndryshojnë këtë trend negativ”, ka thënë presidenti Thaçi.
Presidenti ka treguar shteteve anëtare u ka bërë thirrje që të tregojnë lidership dhe vullnet për ta afruar Kosovën me BE-në.
(M. Q / Epoka e re)