Thaçi: Shteti dhe kombi do ta respektojnë përgjithmonë Adem Demaçin
30 korrik 2018
| 11:03
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zgjedhur që në ditën e parë të kësaj jave të bëjë homazhe tek varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Thaçi ka thënë se shteti dhe kombi do ta respektojnë për jetë, Adem Demaçin.
“Sot është dita e parë e punës pas ditëve të zisë pas varrimit të simbolit të rezistencës tonë kombëtare. Ndjej obligim moral dhe shtetëror që të nderojmë në mënyrë institucionale njeriun e pavarësisë së Kosovës. Duke nderuar jetën, veprën dhe angazhimin tij jetësor për lirinë e Kosovës dhe bashkimit të shqiptarëve ne nderojmë vetveten. Shteti dhe kombi shqiptar do ta respektojë për jetë të jetëve Adem Demaçin”, ka thënë Thaçi.