Thaçi shtyn zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Mitrovicës së Veriut (Dokument)
11 qershor 2020
| 16:20
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që të shtyjë zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut.
Kryetari i deritanishëm, Goran Rakiq është emëruar zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë Hoti, dhe për ketë arsye në Mitrovicën e Veriut do të duhej të mbaheshin zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.