Thaçi: Skënder Çeku, figurë e ndritur e lëvizjes sonë kombëtare për liri dhe pavarësi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar Skënder Çekun, në 22-vjetorin e rënies së tij.
Thaçi ka thënë se Çeku është figurë e ndritur e lëvizjes sonë kombëtare për liri dhe pavarësi.
“SKËNDER ÇEKU ishte veprimtar i hershëm dhe figurë e ndritur e lëvizjes sonë kombëtare për liri dhe pavarësi. Ai dha kontribut të çmuar në furnizimin e hershëm me armatim të njësiteve të UÇK-së. Por, kontributi i tij ishte tejet i madh edhe kur ishte bashkuar me vajzat dhe djemtë tanë në frontet e luftës, në fillim të verës së vitit 1998. Skënder Çeku u shqua për guxim të madh dhe për aftësi të rralla luftarake deri sa ndërroi jetë më 17 gusht 1998, pas plagëve të rënda që kishte marrë në betejë kundër forcave policore dhe ushtarake të Serbisë. Lavdi jetës dhe veprës së heroit Skënder Çeku!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/4188473087889685/?type=3&theater