
Thaçi: Skënderbeu, njëri nga gjeneralët më të shquar evropian
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar heroin kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu me rastin 550-vjetorit të vdekjes së tij.
Ai ka thënë se me të drejtë Skënderbeu është quajtur mbrojtës i civilizimit evropian.
“Para 550 vjetësh vdiq njëri nga gjeneralët më të shquar evropian, Gjergj Kastrioti, i cili në krye të shtetit të Arbrit i bëri qëndresë pushtimit të Perandorisë më të madhe të kohës, asaj Otomane. Gjergj Kastrioti u quajt me të drejtë atlet i krishterimit dhe mbrojtës i civilizimit perëndimor. Përgjatë vitit 2018, me aktivitete kulturore, shkencore dhe akademike do të kujtohet dhe do të ndriçohet në shumë dimensione figura e kryeheroit tonë kombëtar, kudo në trojet shqiptare”, ka shkuar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.