Thaçi: Sot është ditë e madhe për futbollin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se sot është ditë e madhe për futbollin e Kosovës.
Ai ka deklaruar se për herë të parë, finalja e Superkupës së Kosovës po zhvillohet në stadiumin e modernizuar me standarde te UEFA-s.
Tutje ai thotë se ky stadium, nga sot, edhe zyrtarisht merr emrin e legjendës Fadil Vokrrit, duke përjetësuar kontributin e tij dhënë për zhvillimin dhe promovimin e futbollit në botë
Ja postimi i plotë i Thaçit:
Sot është ditë e madhe për futbollin kosovar. Për herë të parë, finalja e Superkupës së Kosovës po zhvillohet në stadiumin e modernizuar me standarde te UEFA-s. Mbi të gjitha, ky stadium, nga sot, edhe zyrtarisht merr emrin e legjendës Fadil Vokrrit, duke përjetësuar kontributin e tij dhënë për zhvillimin dhe promovimin e futbollit kosovar në botë. Uroj Prishtinën dhe Dritën për një ndeshje fer dhe një spektakël të paharruar. HTH