Thaçi: Takimi me Vuçiqin, moment i kthesës kritike dhe pozitive

04 mars 2020 | 11:11

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas kthimit nga vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka folur për takimin me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq në Uashington.

Ai në dialogun publik “Rruga drejt Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë”, ka thënë se ky takim ka qenë inkurajues për të dy palët.

“Jemi të angazhuar për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë që duhet të sjell njohjen e ndërsjellë si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Takimi i Uashingtonit, dy ditë më parë në mes pres të dy vendeve besoj se do të jetë moment i kthesës kritike dhe pozitive”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë inkurajimin e Uashingtonit për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

“Këtë momentum dhe këtë mundësi nga Uashingtoni duhet ta shfrytëzojmë edhe Kosova edhe Serbia. Dëshiroj të theksoj se është e rëndësisë jetike për procesin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare që edhe Kosova edhe Serbia kanë besim në lidershipin e ShBA-së se përmes tyre mund të arrihet marrëveshja përfundimtare”, është shprehur Thaçi.

Më tutje, Thaçi ka thënë se kjo marrëveshje do të ndikojë edhe në themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Amsterdam të Holandës është hedhur shorti i Ligës…