Thaçi takohet edhe me Merkelin në Paris, merr përkrahjen e saj për dialogun

11 nëntor 2018 | 17:45

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris të Francës ka pasur edhe një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Thaçi ka bërë me dije se gjatë këtij takimi ka biseduar me Merkelin rreth mundësisë së arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, për të cilën theksoi se mbështetja e Gjermanisë është vendimtare për vendin.

“Kisha një bisedë të shkurtër edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel në Paris. Ne diskutuam për mundësinë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqësore për Kosovën dhe Serbinë. Ne të dy u pajtuam se mbështetja e Gjermanisë është vendimtare për këtë marrëveshje dhe anëtarësimin tonë në BE”, shkruan Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka marrë barazimin e katërt të sezonit pasi është…