Thaçi takohet me ambasadorët e Kuintit, pasi i kërkoi LDK-së mandatarin për kryeministër
23 prill 2020
| 15:06
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sapo ka përfunduar takimin me ambasadorët e shtetit të Kuintit.
Menjëherë pasi LDK-ja doli me emër të kandidatit për kryeministër, presidenti Thaçi në zyrën e tij i ka pritur ambasadorët e pesë shteteve të Kuintit; Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe dhe ShBA-së, raporton “Express”.
Ndërsa dje presidenti Thaçi, pasi i ka takuar krerët e partive politike, i ka kërkuar përmes një letre kreut të LDK-së, Isa Mustafa, një emër për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së re.
Këto veprime presidenti i ka marrë pasi konstatoi se LV-ja nuk i është përgjigjur kërkesës së tij që si parti fituese, të qojë emrin e kandidatit për kryeministër, pas rrëzimit të Albin Kurtit, me mocion mosbesimi.