
Thaçi takohet me Clintonin në Francë, kujtojnë angazhimin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
30 shtator 2019
| 11:25
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar në Francë me ish-presidentin e ShBA-së, Bill Clinton, në kuadër të ceremonisë mortore të ish-presidentit francez, Zhak Shirak.
Thaçi ka thënë se me Clintonin kanë përkujtuar angazhimin e përbashkët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Si gjithmonë kënaqësi të takoj mikun tim dhe të Kosovës, Presidentin Bill Clinton. Së bashku e kujtuam presidentin Chirac dhe angazhimin tonë të përbashkët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/