Thaçi takohet me delegacionin e komunitetit egjiptian, vlerëson kontributin e tyre
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur një delegacion të komunitetit egjiptian, të kryesuar nga deputeti Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane.
Ai e ka uruar këtë komunitet për Javën egjiptiane, 24 Qershorin, i cili nga ky vit është zyrtarisht Ditë Memoriale e Egjiptianëve, si dhe për aktivitetet e shumta gjatë javës së kaluar.
“Një prej të arriturave më të mëdha të Kosovës është integrimi i komuniteteve në shoqëri”, ka thënë presidenti Thaçi.
Thaçi ka falënderuar pjesëtarët e komunitetit egjiptian për kontributin e vazhdueshëm në shoqërinë tonë.
Ndërsa, deputeti Veton Berisha ka theksuar se Republika e Kosovës është shtet i gjithë egjiptianëve që jetojnë këtu dhe të gjithë janë të interesuar që të kontribuojnë sa më shumë që munden.
/Epoka e re/