Thaçi takohet me Gjukanoviq, flasin për thëllimin e bashkëpunimit mes dy shteteve
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka takuar të martën në Podgoricë presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, me të cilin ka biseduar për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për thëllimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat institucionale dhe shoqërore.
“Diskutuam edhe për zhvillimet rajonale dhe për përpjekjet për forcimin e paqes dhe stabilitetit, si dhe për të ardhmen euroatlantike të rajonit si tërësi. Ishte inkurajuese përkrahja e presidentit Gjukanoviq për përpjekjet e shtetit të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, që përmes negociatave dhe në mënyrë paqësore të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët. Marrëveshja ndërshtetërore Kosovë – Serbi do të jetë një kontribut shtesë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, si dhe për perspektivën e përbashkët evropiane”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.