
Thaçi takohet me Reekerin, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
07 qershor 2019
| 13:16
Presidenti Hashim Thaçi do të merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të GlobSec në Bratislavë të Sllovakisë.
Ai i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka takuar ndihmëssekretarin amerikan të shtetit, Philip Reeker.
Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka njoftuar se në fokus kryesor të takimit ishte dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja finale mes dy vendeve.
“Qëndrimi ynë është i qartë – dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, ka shkruar zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.
/Epoka e re/