Thaçi takohet me senatorin republikan, flasin për transformimin e FSK-së dhe dialogun
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me senatorin republikan, Marco Rubio, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe ShBA-së, transformimin e FSK-së dhe dialogun me Serbinë.
“Edhe me senatorin republikan, Marco Rubio, biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, për transformimin e FSK-së, perspektivën euroatlantike të Kosovës, si dhe për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Në të gjitha këto çështje, Kosova ka mbështetjen e plotë, si të republikanëve, ashtu edhe të demokratëve”, ka shkuar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/2312456505491362/?type=3&theater