Thaçi takohet me Steinmaierin: Gjermania, partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës

30 shtator 2019 | 13:12

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka takuar homologun gjerman, Frank Walter Steinmaier, në ceremoninë mortore për ish-presidentin francez, Jacque Chirac.

Thaçi ka thënë se Gjermania është partnere strategjike e pazëvendësueshme e Kosovës për forcimin e perspektives euroatlantike dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Me mikun tim, presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier në ceremoninë mortore për ish-presidentin francez, Jacque Chirac. Gjermania është partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës për forcimin e perspektives euroatlantike dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, i…