Thaçi takohet me Wisnerin dhe Ashtonin

06 dhjetor 2019 | 14:12

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar në Berlin me ambasadorin Frank Wisner dhe baroneshën Catherine Ashton.

Duke vlerësuar kontributin e Wisnerit dhe Ashtonit për Kosovën, Thaçi ka thënë se vendi ynë gjithmonë ka përfituar nga urtësia dhe pozicionimi i qartë përkrah aleatëve strategjikë.

“Gjithmonë kënaqësi takimet me ambasadorin Frank Wisner, ish i dërguar i posaçëm i Amerikës në bisedimet e vitit 2005-2006, si dhe me ish-përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, baroneshën Catherine Ashton, e cila lehtësoi arritjen e marrëveshjes së vitit 2013. Të dyja proceset ishin të rëndësishme për jetësimin e aspiratës për pavarësi dhe për konsolidim të shtetësisë sonë. Kosova gjithmonë ka përfituar nga urtësia dhe pozicionimi i qartë përkrah aleatëve strategjikë. Gjithmonë mirënjohës për rolin e tyre”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/3246407552096248/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e spitalit rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, kanë protestuar…