Thaçi takon Dakën, flasin për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit
29 tetor 2019
| 13:34
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, me të cilën ka biseduar për procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë së re të Kosovës.
Me këtë rast kryetarja Daka e ka njoftuar presidentin Thaçi për hapat për përmbylljen e procesit të numërimit të votave dhe certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në fillim të këtij muaji.
Presidenti Thaçi ka vlerësuar kryetaren Daka për punën, integritetin dhe profesionalizmin e KQZ-së në menaxhimin e procesit të përgjithshëm elektoral.
/Epoka e re/