Thaçi takoi përfaqësuesit e Klubit Evropian të Bizneseve në Kroaci
Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Zagreb të Kroacisë.
Ai të enjten ka pasur një takim bilateral me përfaqësuesit e Klubit Evropian të Bizneseve, Branko Drugomir dhe Ante Luqiq.
Në këtë takim zëvendësministri Thaçi ka folur për krijimin e hapësirave të investimeve të huaja, në veçanti të investitorëve kroat, duke theksuar këtu fuqizimin e ligjit për investime strategjike.
Po ashtu gjatë këtij takimi u shfaqën ide për investime konkrete në industrinë e drurit, energji dhe transport hekurudhor urban përmes tramvajit.
Përfaqësuesit e Klubit Evropian të Bizneseve, Branko Drugomir dhe Ante Luqiq, shprehen kënaqësinë për krijimin e mundësive të reja dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në veçanti Ligjit për Investime Strategjike.
/Epoka e re/