Thaçi takon Ahmetin, dialogu Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet me njohje reciproke
10 gusht 2018
| 21:08
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar me kryetarin e BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti.
Pjesë e bisedës së tyre ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi. “Sapo zhvillova një takim të shkëlqyer me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin. Ne biseduam për integrimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, të cilin e shohim si interes strategjik, si dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte konkludim i përbashkët, se ky proces duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe me anëtarësim të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ka shkuar presidenti Thaçi profilin e vet në “Facebook”.