Thaçi takon Carl Bildt, thotë se 2018-ta është vit i mundësisë për rajonin
22 shkurt 2018
| 20:23
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në zyrë bashkëkryesuesin e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Carl Bildt.
“U pajtuam që viti 2018 është një mundësi për rajonin që të forcojë perspektivën evropiane. Në këto momente të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin, BE-ja duhet të tregojë lidership dhe të mos humbasim këtë mundësi për të siguruar një të ardhme evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në profilin e vet në “Facebook”.