Thaçi takon Dacin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Nexhat Dacin.
“Sot zhvillova një takim të shkëlqyeshëm me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Nexhat Daci. Biseduam për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Thaçi ka shtuar se Dacin e ka informuar për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ishte konstatim i përbashkët se në këtë proces të gjithë duhet të marrim përgjegjësi: institucionet, partitë politike parlamentare, opozita, shoqëria civile, Akademia etj. Vetëm të bashkuar mund t’i realizojmë objektivat tona: njohjen reciproke Kosovë Serbi, ulësen në OKB si dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare. Pretendimi i Serbisë për ndarje të Kosovës gjithmonë do të jetë i papranueshëm, por në kuadër të korrigjimit të kufijve duhet të shtrohet, në procesin e dialogut, tanimë kërkesa dhe e drejta e Luginës së Preshevës për t’iu bashkuar Kosovës”, ka shkruar presidenti Thaçi.
/Epoka e re/