Thaçi takon Ischingerin në Bjellorusi, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

31 tetor 2018 | 09:02

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,  gjatë qëndrimit të tij në Minsk të Bjellorusisë në kuadër të Konferencës se Mynihut për Siguri, është takuar me ambasadorin Wolfgang Ischinger.

Thaçi përmes një postimi në “Twitter”, ka shkruar se edhe Ischinger pajtohet që është mëse e nevojshme një marrëveshje obligative mes Kosovës e Serbisë, e cila mbyll kapitujt e konfliktit në Ballkan dhe i mundëson Kosovës anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nato dhe Bashkim Europian.

“Gjithnjë kënaqësi të diskutoj me ambasadorin Ischinger –  aktualisht në Bjellorusi në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Minsk. Ne që të dy pajtohemi që është mëse e nevojshme një marrëveshje obligative mes Kosovës e Serbisë, një marrëveshje e cila mbyll kapitujt e konfliktit në Ballkan dhe i mundëson Kosovës anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nato dhe Bashkim Europian”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja ndaj Sampdorias, edhe pse e vuajtur, duket se i…