Thaçi takon kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në inagurimin e Erdoganit si presidenti Turqisë.
Thaçi në Ankara është takuar edhe me kryeministrin e Rusisë, Dimitry Medvedev.
Presidenti i vendit ka bërë të ditur se me kryeministrin rus kanë diskutuar për vendosjen e komunikimeve fillestare mes Kosovës dhe Rusisë.
“Në kuadër të ceremonisë së Inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, zhvillova një takim të shkurtër me Kryeministrin e Federatës së Rusisë, Dmitry Medvedev. Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.
Ata kanë diskutuar edhe për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.
Thaçi ka shkruar se me Medvedevin janë pajtuar që marrrëveshja e paqes do të ishte shumë e rëndësishme për Ballkanin.
“Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u pajtuam se marrëveshja eventuale do të sjell paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar ai.