Thaçi takon kryeministrin grek, flasin për bashkëpunimin Kosovë-Greqi
17 maj 2018
| 10:58
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tspiras, në kuadër të Samitit të Sofjes, që po mbahet në mes të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Thaçi ka kërkuar mbështetjen e kryeministrit grek për procesin e liberalizmit të vizave.
“Me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, diskutuam rreth intensifikimit të bashkëpunimit në rajonin tonë dhe rritjes së shkëmbimeve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Greqisë. Nga kryeministri grek kërkova mbështetje edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.