Thaçi takon Merkelin: Vizioni i saj, garancë për anëtarësimin e Kosovës në BE
17 maj 2018
| 13:46
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, në kuadër të Samitit të Sofjes.
Thaçi ka thënë se vizioni kancelares Merkel, i shpalosur në Samitin e Sofjes, është garancë e perspektivës së qartë të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Kancelaren Merkel e falënderova për mbështetjen e shtetit gjerman dhe i rikonfirmova angazhimin për përshpejtimin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare, por edhe përkushtimin tonë për fqinjësinë e mirë, paqen dhe stabilitetin rajonal e më gjerë. Bashkëpunimi dhe dialogu janë rruga e vetme për tejkalimin e sfidave në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.