Thaçi takon në Vjenë presidentin e Austrisë
22 shtator 2018
| 11:09
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takuar presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, në Vjenë.
Thaçi ka thënë se me presidentin Van der Bellen diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, për liberalizimin e vizave dhe për zhvillimet në Ballkanit Perëndimor.
“Pata kënaqësinë të takoj presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, në Vjenë. Me presidentin Van der Bellen diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë dhe për zhvillimet në Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.