Thaçi takon përfaqësuesit e Listës Serbe
02 prill 2020
| 11:10
Presidenti Hashim Thaçi sot ka pasur takim me përfaqësues të Listës Serbe. Thaçi në vazhdën e takimeve të tij është duke takuar të gjithë liderët politikë për të gjetur zgjidhjen pas situatës së krijuar pas rrëzimit të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. I pari i shtetit ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, kurse gjatë ditës pritet që në zyrën e vet në Presidencë t’i takojë edhe kryetarët e partive opozitare.