Thaçi takon pjesëtarët e FSK-së që po trajnohen në Gardën Kombëtare të Iowa-s
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili gjendet në Iowa të SHBA-së, ka vizituar Gardën Kombëtare të shtetit Iowa, ku është pritur nga Gjeneralmajori Benjamin Corell dhe ka takuar pjesëtarët e FSK-së që janë duke ndjekur trajnimet atje.
Përmes një njoftimi për media, të zyrës së presidentit është thënë se “Thaçi ka falënderuar gjeneralët dhe ushtarët e Gardës Kombëtare, të cilët në vazhdimësi kanë ndihmuar në ngritjen e profesionalizimit të ushtarëve dhe eprorëve të FSK-së”.
“Jemi mirënjohës për përkrahjen e gjithanshme që i keni dhënë FSK-së”, është shprehur presidenti Thaçi.
Gjeneralmajori Corell, i cili e ka marrë postin para një muaji, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me FSK-në.
“Jemi krenar me pjesëtarët e FSK-së kudo ku shërbejnë ata”, u shpreh Thaçi.