Thaçi takon Pllanën, bisedojnë për memorialin e fëmijëve të vrarë në luftë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Nusret Pllana, me të cilin kanë diskutuar për projektin e Memorialit për 1 432 fëmijë të vrarë nga forcat policore serbe në vitet 1981-1999.
Me këtë rast, Thaçi ka thënë se asnjë nga ekzekutuesit e këtyre krimeve shtetërore serbe nuk ka dalë ende para drejtësisë vendore dhe as para asaj ndërkombëtare
“Profesori Nusret Pllana më prezantoi projektin e Memorialit për 1432 fëmijë të Kosovës, të vrarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe në vitet 1981-1999. Asnjë nga ekzekutuesit e këtyre krimeve shtetërore serbe nuk ka dalë ende para drejtësisë vendore dhe as para asaj ndërkombëtare. Pa dënimin e kriminelëve serbë dhe pa drejtësi për viktimat e atyre krimeve nuk shërohen as dhimbjet e plagëve të luftës” ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”. /Epoka e re/