Thaçi takon Pompeon, rikonfirmohet përkrahja për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar në Uashington sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se u rikonfirmua edhe një herë përkrahja e plotë e ShBA-së për dialogun dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe finale të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë të bisedoj me Sekretarin e Shtetit të ShBA-së, Mike Pompeo. Edhe sot, në Lutjet e Mëngjesit, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. U rikonfirmua edhe një herë përkrahja e plotë e ShBA-së për dialogun dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe finale të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.
/Epoka e re/