Thaçi takon senatorët demokratë Gary C. Peters dhe Robert Menendez
28 nëntor 2018
| 22:07
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është takaur me senatorër amerikanë demokratë Gary C. Peters dhe Robert Menendez.
Përmes një postimi në “Facebook”, Thaçi ka bërë të ditur se me senatorët ka diskutuar për bashkëpunimin Kosovë-SHBA si dhe ka marrë mbështetje për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.
Postimi i plotë i tij:
Me senatorët demokratë, Gary C. Peters dhe Robert Menendez, biseduam për bashkëpunimin Kosovë-SHBA dhe tema të tjera me interes të përbashkët. Senatorët republikanë dhe demokratë janë të bashkuar rreth Kosovës dhe mbështesin fuqishëm perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe domosdoshmërinë për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.