Thaçi: Tani është koha e arritjes së marrëveshjes paqësore

24 shtator 2018 | 20:40

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar nga Nju-Jorku se tani është koha e arritjes së marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë marrëveshje presidenti ka deklauar për “RTK”-në, se do të hapet perspektiva euroatlantike për të dyja vendet, por pa tendenca për ndarje apo shkëmbim të territoreve.

Thaçi ka thënë se ketë çështje do ta shtrojë edhe në takimin me presidentin amerikan Trump dhe me liderët e tjerë botërorë, të cilët do të jenë pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithëshme të OKB-së.

Sipas tij, Kosova nuk do të lejojë asnjë tendencë që kjo marrëveshje të kushtëzohet me ndarje apo shkëmbim territoreve.

Në delegacionin me presidentin janë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë nuk është më sekret fakti që Kim Kardashian dhe…