Thaçi: Të bashkohemi për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

17 maj 2019 | 16:06

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se gjatë luftës së fundit, Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, duke vrarë mbi 13 mijë shqiptarë të pafajshëm dhe dhunuar rreth 20 mijë gra shqiptare.

Në këtë kontekst, presidenti Thaçi ka ftuar që të bëhen bashkë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

“Serbia ka kryer gjenocid. Ka vrarë mbi 13 500 shqiptarë, ka kryer mbi 400 masakra kundër civilëve shqiptarë, gra, fëmijë e pleq. Serbia ka dhunuar rreth 20 mijë gra shqiptare, ka dëbuar rreth 1 milion qytetarë nga Kosova. Serbia ka vrarë mbi 1 mijë fëmijë shqiptare, dhe gjenocidi nuk ka brina. Ky është gjenocidi i shtetit të Serbisë. Prandaj në këtë moment, të gjithë pa dallim politik, pa dallim lokal, pa asnjë dallim duhet të bashkohemi në dënimin e gjenocidit”, ka deklaruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Portos, Iker Casillas ka hedhur poshtë lajmin se…